Me rastin e Ditës së Alfabetit, ftojmë fëmijët e diasporës shqiptare të ndajnë ndjenjat e tyre për atdheun dhe për lidhjet shpirtërore që ruajnë me gjyshërit dhe të afërmit në Shqipëri! 📜💌

Së bashku me mësuesit tuaj, shkruani një letër të veçantë për gjyshin, gjyshen ose një të afërm që ndodhet larg! 🌍 Nëpërmjet letrave tuaja, përshkruani dashurinë për gjuhën dhe kulturën që bashkëjetojnë në zemrën tuaj, pavarësisht distancës.

▪️ Afati i dorëzimit nga data 8-20 nëntor 2024:

▪️Në datën 22 nëntor do të shpallen fituesit e tre vendeve të para.

Si të merrni pjesë:

▪️ Shkruani një letër në gjuhën shqipe për gjyshin/gjyshen ose të afërmin tuaj.

▪️ Në letër, tregoni për lidhjen tuaj me gjuhën dhe Shqipërinë.

▪️ Dërgoni letrën tek mësuesi juaj ose drejtpërdrejt në: info@akd.gov.al.

Bashkohuni në këtë veprimtari të bukur, ku çdo fjalë e shkruar bëhet një urë ndërlidhëse mes brezave dhe distancës.