Nxënësit e shkollës verore vizitojnë Memorialin e Skënderbeut.
Lezha ka qënë e banuar nga popullsi ilire qysh në shekullin VIII para Krishtit. Emri “Lisso” e “Lissus”, mendohet se janë ngjyrim linguistik i emrit të vjeter ilir “Lisi”. Lezha ka funksionuar si qytet bregdetar dhe njëkohësisht si liman lumor, në skajin më jugor të shtetit ilir të Ardianëve dhe spikat për rolin e rëndësishëm në shek. III p.K. Në këtë qytet Skenderbeu themeloi shtetin e parë të Arbërit me Besëlidhjen e Princave në 1444 dhe fakti se këtu prehet përjetësisht heroi ynë kombëtar, e bëjnë Lezhën edhe më të veçantë.