Në vijim të udhëtimit në vendin e origjinës, nxënësit e Diasporës vizituan Bashkinë e Shkodrës.

Ata u mirëpritën ngrohtësisht nga zv/kryetarja e Bashkisë Shkodër, znj. Teuta Qyteza, si dhe të rinjtë e Qendrës Rinore Atelie, duke bashkëndarë eksperiencat me njëri-tjetrin.

Gjatë qëndrimit në Shkodër, nxënësit patën mundësinë të njihen më nga afër me trashëgiminë kulturore dhe bukuritë natyrore të qytetit.