Shkolla Verore “Jam shqiptar” vizitë në qytetin e Shkodrës
Nxënësit e Diasporës vijuan programin ditën e sotme në qytetin e Shkodrës, duke vizituar muzeun kombëtar të fotografisë “Marubi” dhe Teatrin “Migjeni“.
Shkodra është një prej qyteteve më të vjetra të Shqipërisë, me një histori banimi mijëvjeçare në qytet dhe krahinë. I çmuar ndër kohëra të ndryshme si nyjë me rëndësi gjeostrategjike prej afërsisë mes malësive, liqenit, detit dhe rrugëve me rëndësi në kuadrin e Ballkanit Perëndimor.
Në mesin e shekullit të tretë p.k. përmendet si kryeqendra e mbretërisë së parë të Ardianëve. Scodra ishte më e mirëmbrojtura dhe më e vështira për t’u pushtuar nga të tëra fortifikatat e fisit labeat.
![](http://akd.gov.al/wp-content/uploads/2024/07/449149481_817115717188311_1680834884678919726_n.jpg)
![](http://akd.gov.al/wp-content/uploads/2024/07/449109474_817115457188337_4913012825711945998_n.jpg)
Altin Selimi2024-07-01T11:58:49+00:00