Nxënësit e Diasporës vijojnë programin e tyre duke vizituar Kullën Veneciane. Një nga strukturat më interesante historike mbrojtëse të qytetit të Durrësit. Kulla është pjesë e kalasë bizantine të Durrësit.
Amfiteatri i Durrësit gjendet fare pranë qendrës së qytetit, në lagjen më të vjetër të Durrësit, i rrethuar nga shtëpitë e banorëve. Amfiteatri me 20.000 vende, unik në të gjithë Ballkani është rrënoja antike më e rëndësishme e Durrësit. Është jo vetëm më i madhi në territorin e Shqipërisë së sotme, por në krejt këtë anë të Ballkanit. Amfiteatri i Durrësit mbetet një prej më të mëdhenjve të botës së lashtë dhe një ndër dhjetë amfiteatrot më të bukur romakë. Një pjesë e Amfiteatrit të Durrësit mbetet ende e pazbuluar, duke i shtuar këtij vendi sharmin e misterin e një vepre jo të plotë.