Muzeu rindërton historinë e Ministrisë së Brendshme në Shqipëri nga viti 1912 në vitin 1991 dhe zbulon sekretet e Sigurimit.

Shtëpia me Gjethe (e quajtur kështu për shkak të bimës kacavjerrëse që mbulonte fasadën e saj), ndërtesa që strehoi për pak kohë Gestapon gjatë pushtimit të vendit në Luftën e Dytë Botërore, ka qenë Selia Qendrore e Përgjimeve të Shërbimit Sekret nga viti 1944 – 1991. Për një kohë të gjatë ka qenë e mbështjellë me gjithfarë legjendash dhe përbënte një të panjohur, një mister.