Në ditën e dytë të programit, nxënësit e shkollave shqipe të diasporës shqiptare në Itali🇮🇹, morën pjesë në orën mësimore shqip të organizuar në Qendrën e Botimeve për Diasporën.
Më pas u mirëpritën në një vizitë në Radiotelevizionin Shqiptar ku gazetarë të ndryshëm shoqëruan nxënësit në mjediset dhe studiot e RTSH. Nxënësit në intervistat e tyre e përshkruan si një përvojë unike dhe të paharrueshme vizitën në Shqipëri.