[/fusion_text]

Remitancat

16 Qershori është Dita Ndërkombëtare e Remitancave të Familjes. Remitancat përfaqësojnë të ardhurat që migrantët dërgojnë në vendlindje për familjarët e tyre. Kjo datë është një nderim edhe i përpjekjeve të qindra-mijëra migrantëve shqiptarë, të cilët me të ardhurat e tyre, sigurojnë një të ardhme më të mirë për familjet në Shqipëri.

Duke vlerësuar këtë kontribut, mirëmenaxhimi i remitancave në dobi të familjeve e të vendit si edhe formalizimi i kanaleve të dërgimit të tyre në atdhe, janë ndër objektivat kryesore të Strategjisë Kombëtare të Diasporës. Për të rritur kontributin e Diasporës në përmirësimin e mirëqenies dhe zhvillimin e Shqipërisë, Strategjia nxit zbatimin e praktikave më të mira dhe një mjedis të favorshëm për rritjen e rolit të dërgesave të emigrantëve në zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm.

Domethënia ekonomike e remitancave shkon përtej asaj që sugjerojnë statistikat zyrtare të bilancit të pagesave, si për vendet dërguese ashtu edhe për ato pranuese. Kuptimi ekonomik i dërgesave të emigrantëve është transferimi i “të ardhurave dhe pasurisë” monetare ose në natyrë – nga emigranti në vendlindjen e tij. Transfertat e të ardhurave në formë monetare rrisin drejtpërdrejt sasinë e valutës në vendin e origjinës së emigrantëve, ndërkohë që transfertat në natyrë ndikojnë në shtimin e kursimit në vendin pritës të emigrantit. Këto dallime janë të rëndësishme, sa herë që analizohen modalitetet, sasia dhe efekti i dërgesave të remitancave. Për shembull, kur remitancat dërgohen përmes kanaleve zyrtare, ato regjistrohen në llogarinë korrente të bilancit të pagesave si të vendit të origjinës ashtu edhe atë pritës të emigrantit. Nga ana tjetër, remitancat e dërguara joformalisht, në cash, mbeten përgjithësisht jashtë regjistrimit zyrtar, duke imponuar nevojën për të kryer vlerësime të flukseve kryesisht nëpërmjet vrojtimeve statistikore.

Remitancat mund të jenë edhe në natyrë, p.sh. mallra që i dërgohen familjeve në vendin e origjinës. Vetëm një pjesë e tyre regjistrohet si importe. Emigrantët, gjithashtu mund të bëjnë donacione në vendin pritës për institucione si kisha dhe organizata bamirëse të krijuara nga bashkështetas. Ata gjithashtu, mund të bëjnë disa pagesa (prime sigurimi, pagesë për shkollim, pagesat për fluturimet ndërkombëtare drejtpërsëdrejti në linjat ajrore) në emër të të afërmve apo miqve nga vendi i tyre i origjinës. Edhe pse shumica e këtyre pagesave në kuptimin ekonomik duhet të trajtohen si “dërgesa emigrantësh”, në realitet ato rrallëherë regjistrohen si të tilla. Të gjitha këto konsiderata duhet të mbahen parasysh kur vlerësohet madhësia e vërtetë e fluksit të remitancave bazuar në statistika zyrtare, të cilat për arsyet e përmendura më lart kanë tendencë të nënvlerësojnë ndikimin e tyre të plotë ekonomik.

Më poshtë gjeni disa nga botimet periodike mbi Remitancat:

Aktivitete

Agjencia Kombëtare e Diasporës organizon aktivitetin “Dita Ndërkombëtare e Remitancave”

Ndiqni live aktivitetitn