Sot me drejtoreshën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, Znj. Zana Çela, mbi bashkëpunimin e mëtejshëm dhe të frytshëm të artistëve shqiptarë në Shqipëri dhe atyre në diasporë.
Znj. Çela me vizionin dhe punën e palodhur ka qenë gjithmonë një mbështetje për Agjencinë Kombëtare të Diasporës në fushën e bashkëpunimit artistik dhe kulturor.
Znj. Hysi, drejtore ekzekutive në Agjencinë Kombëtare të Diasporës solli në vëmendje rëndësinë që ka përcjellja e artit dhe kulturës sonë pranë komuniteteve shqiptare në diasporë, ndërkohë që Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit, si një pasuri e trashëgimisë artistike dhe kulturore ka qënë dhe do të jetë gjithnjë prezent në diasporën shqiptare.
Për AKD dhe TKOB bashkëpunimi është jo vetëm një detyrë institicionale por edhe një mision i çmuar që përcjell artin dhe kulturën tonë tek shqiptarët kudo në botë.