Agjencia Kombëtare e Diasporës mbledh të gjitha shoqatat në Greqi duke diskutuar mbi programe dhe projekte të përbashkëta që fuqizojnë rolin e diasporës shqiptare në jetën ekonomike, politike dhe kulturore të vendit, si dhe duke dëgjuar nga afër problematikat dhe kërkesat e të gjitha shoqatave të pranishme.
Shqiptarë të diasporës në Greqi kanë ardhur nga Athina dhe gjithë Greqia e Jugut për të ndjekur aktivitetin tri ditor “Ditët e Shqipërisë” të organizuar nga Agjencia Kombëtare e Diasporës me qëllim njohjen me komunitetin shqiptar në Greqi, krijimin dhe zhvillimin e urave të bashkëpunimit me ta por edhe përcimin e traditës dhe trashegimisë kulturore nëpermjet aktivitetit artistik dhe programit kulturor të ofruar.
Gjate tri ditëve veç takimeve me shoqatat, Agjencia në bashkëpunim me Ambasadën Shqiptare në Athinë kane hapur dyert për zhvillimin e një wokshopi për mësimin e këngëve dhe valleve, leximin e librave shqip për femijët shqiptarë në diasporë dhe ekspozitën e veshjeve tradicionale të të gjithë krahinave të Shqipërisë.