Drejtoresha Ekzekutive e Agjencisë Kombëtare të Diaspores, znj. Sonila Hysi, zhvilloi sot një takim me z. Ardian Maci, Kryetar i Institutit AlbShkenca, z. Fatos Ylli, Sekretar i Përgjithshëm dhe znj. Shpresa Tafaj, Sekretare Organizative për zhvillimin më tej të bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve tona.
Gjatë takimit u diskutua për nxitjen e bashkëpunimit në fushën e kërkimit shkencor, si dhe angazhimin në nisma të përbashkëta dhe projekte në këtë fushë si dhe kthimin e trurit brenda vendit.