Me propozimin e Ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave ka miratuar Vendimin Nr.897, Datë 18.11.2020 “Për miratimin e dokumentit të programit buxhetor afatmesëm 2021-2023”, të rishikuar.
Ky vendim parashikon shpenzimet buxhetore për politikat shtetërore për diasporën shqiptare, të cilat janë të mbështetura në vlerësimet e dokumentit të Strategjisë Kombëtare për Diasporën dhe Planin e Veprimit. Financimi buxhetor është përmbledhje e vlerësimit të buxheteve të institucioneve shtetërore përgjegjëse për diasporën shqiptare:
- Agjencia Kombëtare e Diasporës
- Fondi Shqiptar i Zhvillimit të Diasporës
- Qendra e Botimeve të Diasporës
- Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët
Me miratimin e Vendimit Nr.585, Datë 22.07.2020 të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e Strategjisë Kombëtare të Diasporës Shqiptare dhe Planit të Veprimit 2021-2025” hapësira planifikimi buxhetor ka marrë një vlerësim të veçantë. Burimet nga buxheti i shtetit janë të alokuara në programet buxhetore të institucioneve shtetërore të cilat janë përgjegjëse për zbatimin e Planit të Veprimit.
Në zbatim të VKM Nr.419, Datë 27.05.2020 “Për miratimin e Programit Shtetëror për Mbështetje në Fuqizim dhe Angazhim të Diasporës Shqiptare”, qeveria shqiptare do të ndërmarrë veprime të koordinuara ndërinstitucionale për të mobilizuar burime financiare në komunikimin me donatorët e interesuar dhe për zhvillimin e projekteve të përbashkëta në zbatim të përparësive të dokumentit të Strategjisë Kombëtare të Diasporës.
“Kapitulli” për Diasporën në Vendimin Nr. 585, Datë 22.07.2020 të Këshillit të Ministrave është si vijon:
3.12 Diaspora
Shpenzimet buxhetore për diasporën janë të mbështetura në vlerësimet e dokumentit të Strategjisë Kombëtare për Diasporën dhe Planin e Veprimit 2018-2024, miratuar me Vendimin nr. 259, datë 09.05.2018 të Këshillit të Ministrave. Ato janë përmbledhje të buxheteve të institucioneve shtetërore përgjegjëse për diasporën shqiptare:
- Agjencia Kombëtare e Diasporës
- Fondi Shqiptar i Zhvillimit të Diasporës
- Qendra e Botimeve të Diasporës
- Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët
Me miratimin e Vendimit nr. 585, datë 22.07.2020 të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e Strategjisë Kombëtare të Diasporës Shqiptare dhe Planit të Veprimit 2021-2025” hapësira planifikimi buxhetor ka marrë një vlerësim të veçantë. Kostoja e përgjithshme financiare për zbatimin e masave, në periudhën 5 vjeçare të aplikimit të Planit të Veprimit të cilat përfshijnë ato buxhetore dhe të donatorëve është rreth 1.63 miliardë lekë ose afërsisht 13.06 milionë euro. Burimet nga buxheti i shtetit janë të alokuara në programet buxhetore të institucioneve shtetërore të cilat janë përgjegjëse për zbatimin e Planit të Veprimit.
Gjithashtu Këshilli i Ministrave ka miratuar Vendimin nr. 419, datë 27.05.2020 “Për miratimin e Programit Shtetëror për Mbështetje në Fuqizim dhe Angazhim të Diasporës Shqiptare” për të ndërtuar një politikë bashkëpunimi me donatorët e interesuar në fushën e diasporës.
Burimet financiare, të nevojshme për zbatimin e Planit të Veprimit të Strategjisë Kombëtare të Diasporës Shqiptare 2021-2025, do të mbulohen nëpërmjet alokimit të fondeve për periudhën 2021-2023. Programimi ka mbajtur në konsideratë tavanet e projektbuxhetit afatmesëm (PBA 2021-2023).
Shpenzimet për diasporën përfshirë edhe kërkesat buxhetore shtesë dhe bisedimeve me donatorët të ndryshëm. Ato kanë të bëjnë me kosto për aktivitete plotësuese siç është organizimi i Kuvendit të Tretë të Diasporës Shqiptare. Në zbatim të VKM Nr. 419, datë 27.05.2020 “Për miratimin e Programit Shtetëror për Mbështetje në Fuqizim dhe Angazhim të Diasporës Shqiptare”, qeveria shqiptare do të ndërmarrë veprime të koordinuara ndërinstitucionale për të mobilizuar burime financiare në komunikimin me donatorët e interesuar dhe për zhvillimin e projekteve të përbashkëta në zbatim të përparësive të dokumentit të Strategjisë Kombëtare të Diasporës.
Bashkëlidhur të plotë Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr.897, Datë 18.11.2020 “Për miratimin e dokumentit të programit buxhetor afatmesëm 2021-2023”, të rishikuar në linkun: