Është prezantuar ditën e sotme nëpërmjet një aktiviteti online projekti më i ri për angazhimin Diasporës në vendlindje. Ai do të jetë programi “Migrim & Diasporë”, për angazhimin në vendlindje. Ky program që ka synim fuqizimin e rolit të diasporës dhe migrantëve në zhvillimin ekonomik vendor në Shqipëri është një projekt i financuar nga Qeveria Gjermane, në bashkëpunim me Ministrin e Shtetit për Diasporën e Shqipërisë, Ministrinë e Brendshme të Shqipërisë dhe me mbështetjen e Shoqërisë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) . Ky projekt në fazën e parë të sapo nisur do të trajnojë strukturat administrative përgjegjëse për diasporën dhe migracionin të sapo krijuara në bashkitë e vendit pas ndryshimit të ligjit për pushtetin lokal
Gjatë këtij aktiviteti ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko shprehu interesin në këtë bashkëpunim të filluar me partnerët gjermanë ku përfituesit kryesor do të jenë bashkitë vendore, tek të cilat do të krjohen për herë të parë shërbimet ndaj diasporës dhe migracionit shqiptar. Ky proces do të ndihmojë ngritjen kapacitetet e stafit vendor për tu përgjigjur më së miri nevojave dhe kërkesave të e të intresuarve të cilët banojnë jashtë vendit.
Programi “Migrim & Diasporë” është i pari në llojin e vet i aplikuar në Shqipëri me synimin forcimi i bashkëpunimit midis niveleve të ndryshme qeveritare dhe lokale për të krijuar shërbimet e para në cdo bashki të vendit ndaj qytetarëve që i kërkojnë ato. Kërkesa që shërbimet për komunitetet shqiptare jashtë vendit të “zbriste” në nivelin lokal filloi rrugëtimin për tu bërë praktikë administrative normale.