Sot në Prishtinë po zhvillohet takimi dypalësh në kuadër të përgatitjeve për takimin e gjashtë ndërqeveritar Shqipëri-Kosovë “G2G 6”. Agjencia Kombëtare e Diasporës përfaqësohet në këtë takim me z. Dritan Delija, Drejtor i Drejtorisë së Diasporës. Gjatë takimit do të diskutohen çështje të ndryshme të bashkëpunimit si dhe projekt-marrëveshje dhe protokolle bashkëpunimi ndërmjet qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kosovës.