Sot, u zhvillua mbledhja e dytë e grupit ndërinstitucional të punës për rishikimin e Strategjisë Kombëtare të Diasporës dhe të Planit të Veprimit, krijuar me Urdhrin Nr. 53, datë 9.4.2020 “Për ngritjen e grupit ndërinstitucional të punës për rishikimin e Strategjisë Kombëtare të Diasporës dhe të Planit të Veprimit”.
Gjatë takimit virtual, ministri Majko prezantoi draftin e Strategjisë dhe kërkoi sugjerimet e anëtarëve të grupit lidhur me rishikimin e masave të Planit të Veprimit. Strategjia e rishikuar do të paraqitet për miratim në fund të muajit qershor 2020.
Grupi kryesohet nga ministri i Shtetit për Diasporën, z. Pandeli Majko dhe në përbërje ka zëvendësministrat në ministrinë përgjegjëse për punët e jashtme, arsimin, financat, turizmin, punët e brendshme, drejtësinë, shëndetësinë, bujqësinë, kulturën; përfaqësues të ministrit të Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes dhe Akademisë së Shkencave; dhe titullari i INSTAT-it dhe Agjencisë Kombëtare të Diasporës.