Këshilli i Ministrave ka miratuar Vendimin Nr. 456, datë 10.6.2020 “Për disa ndryshime dhe shtesa në Vendimin nr. 910 datë 21.12.2016 të Këshillit të Ministrave “Për çështjet, objekt konsultimi dhe strukturën, procedurën, formën, mënyrën e organizimit e të funksionimit të Këshillit Konsultativ të qeverisjes qendrore me vetëqeverisjen vendore” i ndryshuar”.

Sipas vendimit, në kuadër të funksioneve të bashkive, do të shtohet edhe fusha për diasporën dhe migracionin si dhe në pikën 7 të Kreut III, “Krijimi, përbërja dhe drejtimi i Këshillit Konsultativ”, shtohen nënndarjet, me këtë përmbajtje: “Përfaqësuesi i ministrit përgjegjës për marrëdhëniet me diasporën; Përfaqësuesi i ministrit përgjegjës për mbrojtjen e sipërmarrjes”.

Krijimi i strukturave administrative me fokus fushën e migracionit synon mbajtjen e komunikimit të vazhdueshëm dhe forcimin e marrëdhënieve me anëtarët e Diasporës shqiptare, të cilët kanë vendlindjen ose origjinën nga territori që ato mbulojnë.

Vendimin e plotë mund ta lexoni këtu:
VENDIM Nr. 456, PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË VENDIMIN NR. 910 DATË 21.12.2016 TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR ÇËSHTJET, OBJEKT KONSULTIMI DHE STRUKTURËN, PROCEDURËN, FORMËN, MËNYRËN E ORGANIZIMIT E TË FUNKSIONIMIT TË KËSHILLIT KONSULTATIV TË QEVERISJES QENDRORE ME VETËQEVERISJEN VENDORE” TË NDRYSHUAR, datë 10. 6. 2020