Sot, drejtoresha ekzekutive e Agjencisë Kombëtare të Diasporës, znj. Elona Bano zhvilloi një takim pune me presidentin e Këshillit Kombëtar të Urdhrit të Mjekëve të Shqipërisë, z. Fatmir Brahimaj, ku diskutuan për mundësinë e krijimit të lidhjeve mes profesionistëve shqiptarë të fushës së mjekësisë në Diasporë.
Gjatë takimit u nënshkrua një memorandum bashkëpunimi për organizimin e veprimtarive të përbashkëta me qëllim nxitjen e mjekëve shqiptarë të Diasporës për të kontribuar në vendin e origjinës dhe krijimin e urave të bashkëpunimit ndërmjet mjekëve në Shqipëri dhe atyre në Diasporë.
Memorandumin e plotë mund ta lexoni këtu:
MEMORANDUM BASHKËPUNIMI NDËRMJET AGJENCISË KOMBËTARE TË DIASPORËS DHE URDHRIT TË MJEKËVE TË SHQIPËRISË