Revista “Mbledhja parë e Këshillit Koordinues të Diasporës” është një botim i veçantë elektronik që përmbledh të gjitha vendimet e miratuara gjatë mbledhjes së parë, zhvilluar më 18 dhjetor në Tiranë.
Pjesë e kësaj reviste është edhe Rregullorja e Funksionimit të Këshillit, e cila përcakton funksionimin e brendshëm, të drejtat dhe detyrat që ka secili anëtar.
Këshilli Koordinues i Diasporës është një strukturë e re, në historinë e shtetit shqiptar dhe funksionimi i tij mbështetet në Ligjin Nr. 16/2018 “Për Diasporën”.
Revistën e plotë mund ta gjeni në linkun e mëposhtëm.