Z. Basha i falenderoi personalitetet e Diasporës për vullnetin e tyre për të kontribuar për zhvillimin dhe përparimin e Shqipërisë dhe u shpreh se Partia Demokratike e mirëpret dhe e mbështet bashkëpunimin me Diasporën shqiptare dhe përfaqësuesit e saj.
Gjatë takimit u diskutua edhe për disa çështje të rëndësishme të këtij bashkëpunimi si rritja e pjesëmarrjes politike të Diasporës dhe mundësimi i votimit të Diasporës në vendet ku jetojnë gjatë proceseve zgjedhore në Shqipëri dhe aspekte të tjera të reformës zgjedhore.