Agjencia Kombëtare e Diasporës në bashkëpunim me Ambasadën shqiptare në Sofje në kuadër të programit për eksplorimin e identitetit shqiptar, organizuan këtë fundjavë vizitën e nxënësve të gjimnazit “Petro Nini Luarasi” në dy qytete në Bullgari ku jetojnë komunitete shqiptare, Mandricë dhe Arbanas.
Mandrica vazhdon të ruajë traditën e gjuhës së vjetër shqipe dhe këngëve të vjetra shqipe, ndërsa, Arbanasi ruan etimologjinë e Shqipërisë dhe rrënjëve shqiptare.
Në Mandrica dhe Arbanasi, nxënësit eksploruan ruajtjen e traditave dhe identitetit kombëtar nga diaspora shqiptare në Bullgari.
Nxënësi e gjimnazit “Petro Nini Luarasi” thuajse një vit më parë ndërmorën nismën “Një Abetare në Diasporë”, një nismë vullnetare për të dërguar tekste në gjuhën shqipe në shkollat e Diasporës.