Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore u ngjit mbrëmjën e së enjtes në skenën e Teatrit Akademik të Komedisë Muzikore në Odessa me një repertor të larmishëm tradicional, në një koncert të dedikuar për komunitetin shqiptar në Ukrainë.

Ky aktivitet, i cili u organizua nga Agjencia Kombëtare e Diasporës, u zhvillua në zbatim të programeve që agjencia ka për shqiptarët e Ukrainës. Më herët në kuadër të Marrëveshjes me Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, janë organizuar klasa të mësimit të valleve dhe kulturës shqiptare për komunitetin shqiptar në Karakurt, Tyushki, Divnyns’ke dhe Gamovka.