Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Diasporës znj. Etleva Kondi është duke zhvilluar një vizitë në komunitetin shqiptar në Bullgari ku është takuar me Kryetaren e Bashkisë së qytetit Ivaylovgrad, Diana Ovcarova si dhe pjesëtarë të komunitetit shqiptar në Bullgari.
Znj. Kondi gjithashtu mori pjesë edhe në takimin e organizuar nga ambasadorja e Shqipërisë znj. Donika Hoxha dhe Ambasadori i Kosovës z. Edon Cana ku u bisedua për marrëdhëniet mes tre shteteve si dhe projektet e përbashkëta që mund të realizohen lidhur me promovimin e turizmit dhe të vlerave kulturore të shqiptarëve në fshatin Mandricë, ku jeton komuniteti shqiptar prej vitit 1636.
Pjesë e kësaj vizite ishte edhe takimi me banorët e Mandricës, ku zonjat shqiptare të fshatit të veshura me kostume popullore kënduan këngë shqiptare.