Agjencia Kombëtare për Diasporën publikon numrin e dytë të Buletinit tremujor për ecurinë e zbatimit të masave të Planit të Veprimit për zbatimin e Strategjisë Kombëtare të Diasporës Shqiptare 2018-2024.

Ky publikim, i cili përmban masat e Planit të Veprimit që janë në proces zbatimi, është një pasqyrë e plotë e punës së kryer për realizimin e Strategjisë Kombëtare të Diasporës.

Të dhënat që paraqet ky publikim informojnë publikun dhe anëtarët e strukturave vendimmarrëse për ecurinë e politikës shtetërore për Diasporën.

Buletini është një dokument i hapur për çdo vërejtje dhe sugjerim. Institucionet, grupet e interesit, publiku, media dhe qytetarët janë të mirëpritur për propozimet e tyre, të cilat do të shërbejnë për fuqizimin e bashkëpunimit me Diasporën.

Buletinin e plotë Qershor 2019 mund ta lexoni këtu:
Buletini Nr.2 Qershor 2019