Kryeministri ka miratuar propozimin e ministrit të Shtetit për Diasporën për përcaktimin e koordinatorit shtetëror për marrëveshjet shtetërore në fushën njohjes së ndërsjellët të lejeve të drejtimit për shtetasit shqiptarë jashtë vendit.
Në këtë funksion do të jetë zëvendësministri i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, z.Artan Shkreli.
Koordinatori shtetëror do të ndjekë procesin e negociimit të marrëveshjeve dypalëshe shtetërore në fushën e njohjes së lejeve të drejtimit të automjeteve për shtetasit shqiptarë jashtë vendit, gjithashtu do të jetë përgjegjës për koordinimin ndërinstitucional të marrëveshjeve shtetërore deri në nënshkrimin e tyre.
Më poshtë mund të lexoni urdhrin e plotë: