Publikohet Buletini tre mujor për ecurinë e zbatimit të masave të Planit të Veprimit për zbatimin e Strategjisë Kombëtare të Diasporës Shqiptare 2018 – 2024.

Buletini botohet çdo tre muaj nga Agjencia Kombëtare e Diasporës. Qëllimi i botimit të Buletinit është informimi i publikut mbi ecurinë e zbatimit të masave të Planit të Veprimit të Strategjisë Kombëtare të Diasporës 2018 – 2024 nga institucionet përgjegjëse në tremujorin e parë të vitit. Ai është publikimi i katërt i këtij lloji.

Ky dokument përmban masat e Planit të Veprimit të cilat janë në procesin e zbatimit.

Të dhënat që paraqet ky publikim informojnë publikun dhe anëtarët e strukturave vendimmarrëse për ecurinë e politikës shtetërore për Diasporën.Buletinin e plotë Janar – Mars 2019 mund ta lexoni këtu:

BULETINI JANAR – MARS 2019 PËR ZBATIMIN E MASAVE TË PLANIT TË VEPRIMIT PËR ZBATIMIN E STRATEGJISË KOMBËTARE TË DIASPORËS SHQIPTARE 2018-2024