Këshilli Drejtues i Agjencisë Kombëtare për Diasporën mbajti ditën e sotme mbledhjen e radhës e cila u drejtua nga kryetari i këtij këshilli z. Etjen Xhafaj, zv.ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme. Gjatë kësaj mbledhje u diskutua Raporti Vjetor i Agjencisë Kombëtare të Diasporës. Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë, z. Dritan Delija prezantoi Raportin Vjetor për vitin 2018, duke u ndalur në aktivitetet e zhvilluara gjate vitit 2018 si dhe aktivitetet qe do të zhvillohen në përputhje me planin e punës gjatë vitit 2019.
Në përfundim të diskutimeve Këshilli Drejtues miratoi me vendimin Nr. 2, datë 18. 03. 2019 “Për miratimin e Raportit Vjetor 2018, Aktiviteteve të Zhvilluara dhe Pasqyrës Financiare”, Raportin Vjetor për vitin 2018.
Vendimin e plotë mund ta lexoni në linkun e mëposhtëm:
VENDIM Nr. 2, datë 18. 03. 2019 I KËSHILLIT DREJTUES “PËR MIRATIMIN E RAPORTIT VJETOR 2018, AKTIVITETEVE TË ZHVILLUARA DHE PASQYRËS FINANCIARE”