U zhvillua mbledhja e fundit e grupit ndërinstitucional të punës për zbatimin e masës 51 të planit të veprimit të Strategjisë Kombëtare për Diasporën, për të prezantuar koordinatorin shtetëror për informimin e Diasporës, z.Fatjon Hallkaj.
Drejtori i Programimit dhe Zhvillimit, në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), z. Fatjon Hallkaj do të mbikëqyrë zbatimin e masës 51, të planit të veprimit, të Strategjisë Kombëtare për Diasporën, miratuar me vendim nr.259, datë 9.5.2018, të Këshillit të Ministrave. Në funksion të kësaj mase ai do të vlerësojë dhe koordinojë punën për informacionin që publikohet në seksionin e dedikuar për Diasporën në faqet elektronike të institucioneve të administratës shtetërore për interesat e komunitetit shqiptar jashtë vendit.