Nëse keni pyetje, sugjerime ose dëshironi më shumë informacion, ju lutemi plotësoni formularin më poshtë. Do t’ju përgjigjemi sa më shpejt të jetë e mundur.


Denoncime për përfshirjen e punonjësve të institucionit në veprimtari politike apo në mbështetje të një subjekti zgjedhor apo të kandidatit në zgjedhje.

Në zbatim të detyrimeve të parashikuara në nenin 7, pika 1, shkronja “c”, të Vendimit nr. 9, datë 24.12.2020, të Komisionit Rregullator, të ndryshuar, “Për rregullat e raportimit të veprimtarive me karakter publik të çdo institucioni publik, e me kapital shtetëror, agjencive, enteve shtetërore, kategoritë e veprimtarive të ndaluara, si dhe monitorimin e veprimtarisë, sjelljes dhe përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore para zgjedhjeve, i ndryshuar”, Sekretarët e Përgjithshëm dhe Drejtuesit e Institucioneve Publike, të pavarura dhe të varësisë, janë të detyruar të publikojnë të dhënat e tyre të kontaktit në faqen zyrtare përkatëse të internetit, me qëllim administrimin e çdo denoncimi dhe të çdo rasti të përfshirjes, nxitjes, urdhërimit, shantazhimit apo kërkesës për përfshirjen e punonjësve të atij institucioni në veprimtari politike apo në mbështetje të një subjekti zgjedhor apo të kandidatit në zgjedhje.

Personi i kontaktit për Agjencinë Kombëtare të Diasporës:

Znj. Ermonela Xhafa
Bulevardi “Gjergj Fishta” nr. 6, Tiranë, pranë Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme