I lindur nga prindër shqiptarë të cilët u larguan nga Korça në vitet 1920, profesor Christopher gjithmonë i ka kushtuar vëmendje Shqipërisë edhe pse nuk iu dha mundësia për të vizituar vendin deri në vitin 1990. Në vitin 1992 – në vitet e para të tranzicionit – Peter Christopher dhe bashkëshortja e tij qëndruan nëntë muaj në Shqipëri. Gjatë kësaj kohe, ai kreu kërkime shkencore dhe shërbeu si profesor i matematikës.
Profesor Christopher ka botuar studime të ndryshme për Shqipërinë, përfshirë një studim të titulluar “Matematikë në Shqipëri”, në revistën Mathematics Intelligencer. Profesor Christopher ka mbështetur problematika të ndryshme shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai ka punuar me organizata humanitare, ka organizuar aktivitete për mbledhje fondesh në mbështetje të Kosovës dhe ka organizuar aktivitete të ndryshme lidhur me Ditën e Flamurit në Pier 4 në Boston.
Gjithashtu, Profesor Christopher ka krijuar një projekt shqiptar në Institutit Politeknik të Worcester. Studentëve në vitin e tretë i kërkohet të punojnë në projekte të ndryshme ndërdisiplinore që aplikojnë teknologjinë në shoqëri dhe shumë nga këto projekte kryhen në nivel ndërkombëtar. Në vitin 2013, ai krijoi Qendrën e Projektit WPI Albania me seli në Tiranë, ku studentët e Institutit Politeknik të Worcester bashkëpunojnë me agjencitë në Shqipëri për projekte të ndryshme gjatë qëndrimit të tyre në Shqipëri.