Në vazhdim të takimeve në Irlandë, Ministri i Shtetit për Diasporën, z. Pandeli Majko, dhe Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë Kombëtare të Diasporës, z. Dritan Delija, u takuan me z. James Farrell nga Agjencia për Zhvillimin e Investimeve. Gjatë takimit u shkëmbyen mendime mbi fuqizimin e rolit dhe kontributit të diasporës në veprimtaritë sipërmarrëse. Pjesë e diskutimeve ishte edhe nisma e Irlandës, “The Gathering Ireland”, për mobilizimin dhe angazhimin e diasporës në veprimtari në vendin e origjinës, si Samiti i Diasporës etj.
Ministri Majko dhe z. Delija u takuan edhe me Dr. Martin Russell, ekspert i çështjeve të Diasporës, me të cilin diskutuan rreth praktikave më të mira të përfshirjes së Diasporës në zhvillimin e vendit.
Ministri Majko dhe z. Delija vizituan edhe Muzeun Irlandez të Emigrimit në Dublin, ku u njohën me historinë e migracionit të diasporës irlandeze dhe rolin e saj në zhvillimin e Irlandës.
Publikuar më: 01 nëntor 2018