Gjatë këtij takimi ministri i Shtetit për Diasporën z. Pandeli Majko bëri një përmbledhje të punës së kryer gjatë vitit 2018, në kuadër të Strategjisë Kombëtare të Diasporës, duke u ndalur tek Samiti i dytë i Diasporës, si një nga pikat kryesore të Strategjisë Kombëtare për Diasporën.
Gjithashtu ministri u bëri me dije përfaqësuesve të ministrive përkatëse se ka nisur proçesi për përcaktimin e koordinatorëve kombëtar, të cilët do të organizojnë punën për realizimin e disa prej masave të parashikuara në “Strategjinë Kombëtare për Diasporën 2018-2024”.
Koordinatorët kombëtar do të jenë përgjegjës për ecurinë e punës në disa nga çështjet më të rëndësishme të “Strategjisë Kombëtare për Diasporën”, si negocimi i marrëveshjeve më shtetet evropiane për çështjen e pensioneve të emigrantëve shqiptar, programet e bursave për studimet jashtë dhe brenda vendit, si dhe hartimin e një kalendari vjetor për aktivitete që do të realizohen në Diasporë gjatë vitit 2019.
Me përfaqësuesit e ministrive përgjegjëse gjithashtu u diskutua edhe për procesin e regjistrimit të shqiptarëve në Diasporë dhe pajisjen e tyre me dokumentet shqiptare.
Publikuar më: 08 Janar 2019