Buletini i publikuar nga Agjencia Kombëtare e Diasporës është një raport i plotë mbi ecurinë e zbatimit të “Planit të Veprimit për Zbatimin e Strategjisë Kombëtare të Diasporës 2018-2024”

Ky publikim është vazhdim i reflektimit mbi veprimet e kryera nga administrata e shtetit shqiptar gjatë vitit 2018 për Strategjinë Kombëtare të Diasporës, ku përfshihen 72 masa për realizimin në kohë të qëllimeve të saj.

Ky buletin periodik është një dokument publik për procesin e realizimit të masave, i cili do t’i shërbejë informimit të institucioneve përgjegjëse.
Buletini i cili publikohet një herë në tre muaj kryen vlerësimin e veprimeve të institucioneve në trajtimin e masave për të cilat ato janë përgjegjëse, duke dhënë kështu një pasqyrë të plotë të aktivitetit dhe duke bërë transparente ecurinë e procesit.

Në linkun e mëposhtëm mund të lexoni buletinin e plotë:

BULETINI VJETOR 2018

Publikuar më: 10 Janar 2019