Grupi ndërinstitucional i punës për zbatimin e urdhrit nr.138/2018 të Kryeministrit, për zbatimin e masave 2 dhe 45 të “Planit të Veprimit të Strategjisë Kombëtare për Diasporën” mbajti sot mbledhjen e radhës. Në takimin e drejtuar nga ministri i Shtetit për Diasporën u diskutua për zbatimin e urdhrit nr.138 të Strategjisë Kombëtare të Diasporës. Qëllimi i punës së këtij grupi është krijimin e një kalendari aktivitetesh të përbashkët shtetëror në funksion të komunitetit shqiptarë në Diasporë.
Ministri i Shtetit për Diasporën, z.Pandeli Majko tha gjatë takimit se është domosdoshmëri përcaktimi sa më shpejt i një koordinatori kombëtar i cili do të bashkërendojë aktivitetet për promovimin e Shqipërisë në vende të ndryshme të botës ku jetojnë komunitetet shqiptare.
Zv.minsitria e Turizmit dhe Mjedisit znj. Ornela Çuçi tha se ky institucion ka miratuar një listë me aktivitete, për realizimin e panaireve në qytete të ndryshme të botës për promovimin e kulturës, traditës dhe kulinarisë shqiptare.
Gjithashtu u diskutua edhe promovimin e Shqipërisë, nëpërmjet projekteve “Smile Albania” dhe “100 fshatrat”, një nismë e cila ka për qëllim afrimin e shqiptarëve të Diasporës me vendlindjen, duke servirur aktivitete kulturore në qytete të ndryshme në ditë të shënuara për komunitetin.
Publikuar më: 10 Janar 2019