Këshilli Koordinues i Diasporës ka tashmë listën me kandidatët zyrtarë që do të jenë pjesë e tij, listë kjo e propozuar nga ministria e Europës dhe Punëve të Jashtme.
Nisur nga rrethanat e mbajtjes së Samitit të Dytë të Diasporës si dhe për të pasur një konsultim më të gjerë për këtë çështje në mbledhjen e Komitetit Shtetëror me propozim të Ministrit të Shtetit për Diasporën u gjykua që vendimmarrja të merret pas komunikimit dhe vlerësimit me pjesëmarrësit e Samitit për këtë çështje.
Kandidaturat, të përzgjedhura sipas procedurave ligjore dhe të propozuara nga ambasadat e akredituara jashtë vendit, do të përzgjidhen në një fazë të dytë, pas komunikimit dhe vlerësimit të pjesëmarrësve të Samitit.
Për herë të parë, Këshilli Koordinues i Diasporës do të institucionalizojë prezencën e Diasporës në nivelin më të lartë shtetëror.
Në link-un e mëposhtëm mund të lexoni të plotë listën me kandidaturat:
Këshilli Koordinues i Diasporës
Publikuar më: 01 Shkurt 2019