Programi shtetëror i Aktiviteteve për Diasporën është dokumenti i parë i kësaj natyre në zbatim të Strategjisë Kombëtare të Diasporës.
Ky kalendar përmban aktivitetet e programuara për gjatë vitit 2019 kushtuar interesave të Diasporës, nga institucionet e shtetit shqiptar. Çdokush tashmë do të ketë informacion dhe mund të vendos në axhendën personale pjesëmarrjen në aktivitete që iu përgjigjen interesave apo distancës nga vendbanimi i tyre.
Programi Shtetëror i Aktiviteteve për Diasporën Shqiptare duke qenë eksperienca e parë administrative e kësaj natyre, në vijimësi do të vazhdojë të pasurohet me aktivitete të tjera.
Programin e detajuar mund ta gjeni në link-un e mëposhtëm:
PROGRAMI SHTETËROR I AKTIVITETEVE PËR DIASPORËN SHQIPTARE
Publikuar më: 08 Shkurt 2019