Monthly Archives: Prill 2019

    Lejet e drejtimit për shtetasit shqiptarë jashtë vendit, miratohet koordinatori shtetëror

    Kryeministri ka miratuar propozimin e ministrit të Shtetit për Diasporën për përcaktimin e koordinatorit shtetëror për marrëveshjet shtetërore në fushën njohjes së ndërsjellët të lejeve të drejtimit për shtetasit shqiptarë jashtë vendit.

    Në këtë funksion do të jetë zëvendësministri i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, z.Artan Shkreli.

    Koordinatori shtetëror do të ndjekë procesin e negociimit të marrëveshjeve […]

    By |Prill 18th, 2019|Te rejat e Fundit|Komentet te Lejet e drejtimit për shtetasit shqiptarë jashtë vendit, miratohet koordinatori shtetëror Janë të Mbyllura

      Takimi i radhës me grupin ndërinstitucional të punës për ngritjen e Pavijonit të Diasporës në Muzeun Historik Kombëtar

      Ministri i Shtetit për Diasporën zhvilloi sot takimin e radhës me grupin ndërinstitucional të punës për zbatimin e urdhërit 181/2018 të Kryeministrit për të bërë funksional pavijonin e Diasporës në Muzeun Kombëtar. Gjatë këtij takim u bë një përmbledhje e gjithë punës ku u prezantuan edhe disa nga konkluzionet e arritura nga ky grup.

      By |Prill 16th, 2019|Te rejat e Fundit|Komentet te Takimi i radhës me grupin ndërinstitucional të punës për ngritjen e Pavijonit të Diasporës në Muzeun Historik Kombëtar Janë të Mbyllura

        Publikohet Buletini tre mujor për ecurinë e zbatimit të masave të Planit të Veprimit për zbatimin e Strategjisë Kombëtare të Diasporës

        Publikohet Buletini tre mujor për ecurinë e zbatimit të masave të Planit të Veprimit për zbatimin e Strategjisë Kombëtare të Diasporës Shqiptare 2018 – 2024.

        Buletini botohet çdo tre muaj nga Agjencia Kombëtare e Diasporës. Qëllimi i botimit të Buletinit është informimi i publikut mbi ecurinë e zbatimit të masave të Planit të Veprimit të Strategjisë […]

        By |Prill 10th, 2019|Te rejat e Fundit|Komentet te Publikohet Buletini tre mujor për ecurinë e zbatimit të masave të Planit të Veprimit për zbatimin e Strategjisë Kombëtare të Diasporës Janë të Mbyllura

          Këshilli i Ministrave miraton vendimin për kthimin në buxhetin e shtetit, të fondit të pa përdorur (kursyer) nga buxheti i caktuar për realizmin e Samitit të Dytë të Diasporës

          Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për kthimin në buxhetin e shtetit, të fondit të pa përdorur (kursyer) nga buxheti i caktuar për realizmin e Samitit të Dytë të Diasporës. Sipas këtij vendimi Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare e cila menaxhoi fondet për Samitin e Dytë të Diasporës Shqiptare do të kthejë në buxhetin e shtetit, […]

          By |Prill 9th, 2019|Te rejat e Fundit|Komentet te Këshilli i Ministrave miraton vendimin për kthimin në buxhetin e shtetit, të fondit të pa përdorur (kursyer) nga buxheti i caktuar për realizmin e Samitit të Dytë të Diasporës Janë të Mbyllura

            Miratohen anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës Shqiptare

            U miratua Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr. 195 datë 05.05.2019. Në bashkëpunim me Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Ambasadorët e jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë, gjatë muajve të fundit u zhvillua procesi i mbledhjes së kandidaturave për Këshillin Koordinues të Diasporës Shqiptare. Procedura e përzgjedhjes u zhvillua në përputhje […]

            By |Prill 9th, 2019|Te rejat e Fundit|Komentet te Miratohen anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës Shqiptare Janë të Mbyllura

              Agjencia Kombëtare e Diasporës merr pjesë në Panairin e Turizmit Ndërkombëtar Tirana 2019

              Agjencia Kombëtare e Diasporës merr pjesë në Panairin e Turizmit Ndërkombëtar Tirana 2019 i cili po zhvillohet në ambientet e “Expo City”. Ky panair, pjesë e Programit Shtetëror të Aktiviteteve për Diasporën, publikuar në faqen elektronike të Agjencisë ku çdokush mund të informohet dhe të vendos në axhendën personale pjesëmarrjen në aktivitete që iu përgjigjen […]

              By |Prill 8th, 2019|Te rejat e Fundit|Komentet te Agjencia Kombëtare e Diasporës merr pjesë në Panairin e Turizmit Ndërkombëtar Tirana 2019 Janë të Mbyllura

                Shfuqizohen tre urdhra të Planit të Veprimit të Strategjisë Kombëtare për Diasporën

                Kryeministri miratoi propozimin e ministrit të Shtetit për Diasporën për shfuqizimin e urdhrave nr. 135, nr.136, dhe nr.138 të Planit të Veprimit të Strategjisë Kombëtare për Diasporën, të cilët konsistonin në ngritjen e grupeve të punës për përcaktimin e koordinatorëve shtetëror për informimin e Diasporës, programin vjetor të Aktiviteteve për Diasporën dhe koordinatorin e Bursave. […]

                By |Prill 3rd, 2019|Te rejat e Fundit|Komentet te Shfuqizohen tre urdhra të Planit të Veprimit të Strategjisë Kombëtare për Diasporën Janë të Mbyllura

                  Agjencia Kombëtare e Diasporës publikon pasqyrën e aktivitetit vjetor

                  Agjencia Kombëtare e Diasporës ka publikuar raportin vjetor për vitin 2018. Raporti përmbledh gjithë aktivitetin institucional të realizuar nga kjo agjenci si dhe pasqyrën financiare të saj. Në të gjithashtu vlerësohet edhe parashikimi i aktiviteteve për vitin 2019.

                  Raportin e plotë mund ta lexoni në link-un e mëposhtëm:
                  Raporti Vjetor 2018

                  By |Prill 2nd, 2019|Te rejat e Fundit|Komentet te Agjencia Kombëtare e Diasporës publikon pasqyrën e aktivitetit vjetor Janë të Mbyllura

                    Mbledhja e radhës me grupin ndërinstitucional të punës për krijimin e Pavijonit të Diasporës në Muzeun Historik Kombëtar

                    Sot u mbajt mbledhja e radhës me grupin ndërinstitucional të punës për krijimin e Pavijonit të Diasporës në Muzeun Historik Kombëtar.

                    Në mbledhje u diskutua ecuria e punës për ta bërë funksional këtë pavijon.

                    Në përfundim të kësaj mbledhje u vendos që grupi ndërinstitucional të mbajë dhe një mbledhje të fundit për finalizimin e këtij projekti ambicioz.

                    By |Prill 2nd, 2019|Te rejat e Fundit|Komentet te Mbledhja e radhës me grupin ndërinstitucional të punës për krijimin e Pavijonit të Diasporës në Muzeun Historik Kombëtar Janë të Mbyllura