Ferid Muradi, M.D., Ph.D., lindi më 14 shtator të vitit 1936 në Indiana, ShBA. Ai është diplomuar në Universitetin e Virxhinias, ku gjithashtu ka punuar si profesor në vitin 1970 deri në vitin 1981, para se të zhvendosej në Stanford. Studimet e tij janë përqëndruar në efektin e nitroglicerinës në trupin e njeriut. Muradi është fitues i Çmimit Nobel për mjekësi në vitin 1998. Muradi aktualisht kryen kërkime shkencore në Universitetin e Teksasit.
Profesorit Murad i është dhënë titulli “Doktor Nderi” nga shumë universitete dhe institucione prestigjioze arsimore-shkencore ndërkombëtare. Gjithashtu, ka titullin “Doktor Honoris Causa” nga Universiteti Shtetëror i Tetovës.
Edhe pse kontaktet e Muradit me botën shqiptare mund të kenë qenë të pakta, prezenca e tij nuk ka munguar. Dr. Murad ka deklaruar se të gjitha arritjet e tij i kushtohen vendit të tij, Shqipërisë.