Rita Ora (Rita Sahatçiu u lind më 26 nëntor 1990 në Prishtinë) është këngëtare dhe aktore britanike me prejardhje shqiptare. Në vitin 2009, ajo nënshkroi kontratën me “Roc Nation”. Albumi i saj i parë “Ora” i cili u lansua në vitin 2012, kishte shumë hite si “Hot Right Now”, “How we Do (Party)”, dhe “RIP”. Rita Ora ka qenë e vetmja artiste në Britaninë e Madhe që gjatë vitit 2012 ka arritur që tri këngët t’i qëndrojnë në vendin e parë në listat e muzikës.

Kënga e parë nga albumin e saj të dytë, “I Will Never Let You Down”, u bë e katërta në listat hite në vitin 2014. Po në këtë vit, Rita bashkëpunoi me Iggy Azalea dhe këngën “Black Widow”. Në 2015, Ora u bë trajner në “The Voice UK”, dhe gjyqtare në “The X Factor (UK series 12)”. Përveç muzikës, Rita Ora njihet edhe si aktore, ajo fillimisht kishte promovuar vetën në skenën e aktrimit. Në 2004 ajo u shfaq në filmin “Spivs”, ku luajti rolin Rosanna. Në 2014, në Fast & Furious 6, dhe në vitin 2015 ajo pati një rol në filmin “Fifty Shades of Grey”.