Ministri i Shtetit për Diasporën mori pjesë në konferencën “Diaspora Flet” e organizuar nga organizata joqeveritare “Germin” në Prishtinë. Konferenca mblodhi mbi 170 profesionistë të fushave të ndryshme nga diaspora shqiptare. Të pranishëm, në konferencën e parë të këtij lloji, që synon nxitjen e një dialogu të strukturuar për të drejtat e shqiptarëve jashtë vendit, ishin edhe Ministrat e Diasporës së Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë. Në fjalën e tij, Ministri Pandeli Majko, vlerësoi iniciativën për organizimin e një aktivitetit të tillë dhe e vuri theksin tek përshtatja e shtetit, përballë asaj që e quajti, “një sfidë administrative dhe politike”