Drejtoresha Ekzekutive e Agjencisë Kombëtare të Diasporës, znj. Sonila Hysi përshëndeti sot organizimin e shqiptarëve në Londër me rastin e 100 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

Gjatë ditës së sotme po zhvillohet në Londër të Mbretërisë së Bashkuar Konferenca mbi 100-vjetorin e marrëdhënjeve diplomatike mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar. Pjesë e këtij aktiviteti janë pjesëtarë të diasporës shqiptare si dhe personalitete nga shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar, ndër të cilët Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Z. Taulant Balla, Kryetari i NënKomisionit për Diasporën dhe Migracionin, Z. Lavdrim Krashi dhe përfaqësues të shoqatave shqiptare në Londër në bashkëpunim me institucionet e Mbretërisë së Bashkuar.