Nga data 26 janar deri më 20 shkurt 2021, Galeria “ArtZone42” në Athinë, Greqi prezanton ekspozitën e artit në grup “Figura”. Në këtë ekspozitë marrin pjesë me punimet e tyre edhe artistët shqiptarë Beskida Kraja, Gevis Lekiqi dhe Billy Mazreku. Ekspozita paraqet 24 artistë të rinj grekë dhe të huaj me piktura dhe skulptura që kanë të bëjnë me figurën në kontekstin e saj të përgjithshëm dhe të pacaktuar, duke kërkuar partneritetin e saj harmonik me zonën përreth.