Agjencia Kombëtare e Diasporës në bashkëpunim me Ansamblin Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore organizoi një koncert me muzikë dhe valle tradicionale shqiptare për nxënësit nga Ukraina, të cilët po vizitojnë Shqipërinë gjatë këtyre ditëve. Ky aktivitet zhvillohet në zbatim të programeve që Agjencia ka për shqiptarët e Ukrainës. Gjatë koncertit u interpretuan edhe valle tradicionale të përbashkëta midis trupës profesioniste të Ansamblit dhe nxënësve të ardhur nga Ukraina. Para fillimit të pandemisë, në kuadër të marrëveshjes me Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit janë organizuar klasa të mësimit të valleve dhe kulturës shqiptare për komunitetin shqiptar në Karakurt, Tyushki, Divnyns`ke dhe Gamovka.