Agjencia Kombëtare e Diasporës në datat 10 nëntor në Bashkinë Kukës dhe 13 nëntor në Kamëz do të jetë pjesë e tryezës e Rrumbullakët me temë “Emigrimi në Mbretërinë e Bashkuar, një guidë drejt rrugëve ligjore”.

Qëllimi i këtij takimi është informimi mbi rrugët e ligjshme të lëvizjes drejt Mbretërisë së Bashkuar i fokusuar kryesisht në Bashkitë ku është më i theksuar fenomeni i migrimit të paligjshëm të shqiptarëve drejt vendit pritës.

Ky aktivitet synon të bëjë bashkë përfaqësues nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, institucionet shtetërore, njësitë e vetëqeverisjes vendore- strukturat për diasporën dhe migracionin si partnerë vendas dhe të huaj, gjithashtu do i shërbejë  kryesisht të rinjve dhe pjesëtarëve të komuniteteve të zonave me tendencë më të lartë drejt migrimit në Mbretërinë e Bashkuar.