“Tinguj jete midis tokës dhe detit” është aktiviteti i ndërmarrë nga Agjencia Kombëtare e Diasporës me Komunitetin Arbëresh që do zhvillohet 30-31 gusht dhe 1 shtator.

Aktiviteti do të mbahet në Horën e Arbëreshëve në Siçili dhe në Cerzeto në Kalabri, ku do të zhvillohen takime me përfaqësues të këtij komuniteti dhe ku do të diskutohen çështje me elementët kulturorë, antropologjik, historikë që bashkojnë veçoritë midis Italisë dhe Shqipërisë ndër shekuj.

Aktiviteti bazohet në programin vjetor të aktiviteteve për vitin 2021, miratuar nga Këshilli Drejtues dhe ka si qëllim prezantimin e kulturës shqiptare në rajonin ku do të zhvillohet aktiviteti duke forcuar urat e rëndësishme të marrëdhënieve shqiptare me ato arbëreshe të vendit fqinj. Pjesë e këtij eventi, do të jetë dhe organizimi i një koncerti artistik, me ndërthurje të muzikës klasike, instrumenteve dhe poezive arbëreshe. Qëllimi i aktivitetit është zhvillimi dhe konsolidimi i bashkëpunimit institucional me komunitetin Arbëresh në Itali, me qëllim ruajtjen e gjuhës, vlerave kombëtare dhe kulturore.