Të rinj shqiptarë që jetojnë brenda dhe jashtë vendit zhvilluan sot një vizitë në ambientet e Agjencisë Kombëtare të Diasporës në kuadër të Projektit “Startup Diaspora”.
Gjatë këtij takimi u diskutua për projekte të përbashkëta në interes të përfshirjes së të rinjve nga diaspora për të kontribuar në vendlindje me aftësitë e fituara në vendet pritëse.
Startup Diaspora ka për qëllim zgjerimin e urave të komunikimit dhe zhvillimin e programeve të përbashkëta.
Agjencia si institucion përgjegjës për Diasporën do të jetë pjesë e programeve të tilla që fuqizojnë edhe më shumë marrëdhëniet mes diasporës dhe vendit të origjinës.