Drejtorja Ekzekutive e Agjencisë Kombëtare të Diasporës znj Ermonela Xhafa zhvilloi një takim me z. Erion Begaj, jurist me eksperiencë të gjatë profesionale dhe anëtar i Kryesisë së Dhomës së Biznesit të Diasporës.
Gjatë takimit u diskutua mbi:
-
Rritjen e rolit të diasporës në proceset vendimmarrëse dhe institucionale në Shqipëri
-
Përfshirjen e ekspertizës profesionale të diasporës në hartimin e politikave publike
-
Forcimin e bashkëpunimit mes institucioneve shqiptare dhe komuniteteve shqiptare jashtë vendit
-
Diskutim me fokus për organizimet dhe pjesëmarrja e diasporës në Samitin e 4 të Diasporës.
Z. Erion Begaj do të angazhohet me Parlamentin e Shqipërisë, duke kontribuar në këshillimin për çështjet e diasporës, në rolin e këshilltarit të jashtëm.
Ky takim shënon një hap konkret drejt një dialogu më të strukturuar dhe efektiv me diasporën, si një pasuri strategjike për zhvillimin e vendit.