Në kuadër të misionit për të pasqyruar dhe promovuar aktivitetet e diasporës shqiptare, Radiotelevizioni Shqiptar vijon të ndjekë nga afër nismat dhe veprimtaritë që kontribuojnë në ruajtjen dhe zhvillimin e gjuhës dhe kulturës shqiptare jashtë vendit, në bashkëpunim të ngushtë me Agjencia Kombëtare e Diasporës.

Në këtë frymë bashkëpunimi, Seminari XV i organizuar nga Lidhja e Mësuesve Shqiptarë në Greqi, me mbështetjen e Agjencisë Kombëtare të Diasporës, me temë “Ndërthurja e mësimit tradicional të gjuhës shqipe me digjitalizimin: Roli i teknologjisë në rritjen e motivimit të fëmijëve të diasporës”, zhvilluar më 28.02.2026 u ndoq nga afër dhe u pasqyrua me profesionalizëm nga një ekip i Radiotelevizionit Shqiptar.

Përmes pasqyrimit mediatik u soll në vëmendje angazhimi i mësuesve të diasporës në përçimin e gjuhës shqipe dhe edukimin e brezave të rinj me identitetin dhe kulturën shqiptare, si dhe takimet me përfaqësues të shoqatave të diaporës shqiptare në Kretë.

Ky bashkëpunim ndërmjet Radiotelevizioni Shqiptar (Shqiptarët pa Kufij) dhe Agjencisë Kombëtare të Diasporës mbështetet edhe në nenin 13 të ligjit “Për Diasporën, i cili parashikon që “Radiotelevizioni Shqiptar të sigurojë program radioteleviziv të dedikuar për diasporën, ndërsa Agjencia Kombëtare e Diasporës, në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse, mundëson pasqyrimin e aktiviteteve mediatike të komuniteteve shqiptare jashtë vendit.

Në këtë kuadër, ky partneritet institucional synon të thellohet edhe më tej, duke i dhënë një hapësirë gjithnjë e më të madhe në median publike veprimtarive, iniciativave dhe kontributit të diasporës shqiptare në ruajtjen dhe forcimin e gjuhës, kulturës dhe identitetit kombëtar.

Ndiqni emisionin e plotë në link: https://youtu.be/d8hJUfltsaY