Agjencia Kombëtare e Diasporës, bazuar në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr.120 datë 6.03.2024 “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Diasporës”, është krijuar dhe funksionon me statusin e personit juridik buxhetor në varësi të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.(Ministri përgjegjëse për çështjet e diasporës).

Organet drejtuese të Agjencisë:

Agjencia drejtohet nga titullari i saj, Drejtoresha Ekzekutive e cila organizon dhe drejton veprimtarinë e Agjencisë Kombëtare të Diasporës, në marrëdhënie me të tretët dhe përgjigjet përpara Ministrit.

Vendimarrja në Agjencinë Kombëtare të Diasporës, i nënshtrohet kuadrit ligjor në fuqi, duke respektuar nivelin hirerakik sipas Ligjit nr. 90/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”.