“Paketa e Maleve” mbështetje e re për investitorët shqiptarë, që jetojnë brenda ose jashtë Shqipërisë dhe që duan të investojnë në tokën e të parëve.

Qeveria shqiptare ka miratuar ditën e djeshme projektligjin për paketën e maleve, një paketë që do t’i vijë në ndihmë investimeve në zonat malore duke u dhënë mundësi kryesisht emigrantëve të bëhen pronar të pasurive shtetërore të paktën për 10 vjet.

“Paketa e Maleve” do të sjellë një sërë masash që do t’u mundësojnë atyre që dikur i lanë këto male për një jetë më të mirë, të kthehen dhe të shfrytëzojnë pasuritë natyrore të tyre për të krijuar mundësi suksesi, zhvillimi ekonomik dhe mirëqenie. Kjo iniciativë synon të ofrojë mundësi për investime që do të lënë pas një trashëgimi të jashtëzakonshme për brezat që vijnë.

Diaspora të vijë e të investojë në zonat që kanë një potencial shumë të lartë ekonomik dhe që do shpallen zona me përparësi dhe të përfitojnë nga lehtësirat ku përfshihen përjashtimi nga taksat për 10 vjet dhe tatimi për të ardhurat apo dhe TVSH-ja.

Ky projektligj:
✔ Lehtëson procedurat për pronësinë dhe ndërtimin;
✔ Mbështet me politika fiskale stimuluese;
✔ Promovon zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik.
✔️ Inkurajon diasporën që të rikthehet si investitor në tokat e të parëve.
✔️ Zgjeron hartën turistike duke çliruar potencialin gjithëstinor.