Nxënësit e Diasporës sot në vijim të programit në vendin amë, vizituan Kalanë e Petrelës.
– Kalaja e Petrelës është monument i trashëgimisë kulturore në rrethin e Tiranës e cila kontrollonte degën e rrugës Egnatia, dega Durrës-Tiranë-Elbasan, me rëndësi të veçantë për kohën.
– Kalaja e Petrelës është një kala e vjetër që ndodhet vetëm 18 km larg Tiranës dhe ngrihet mbi një kodër shkëmbore në juglindje të fushës së Tiranës, sipër fshatit me të njëjtin emër, në territorin administrativ të komunës Petrelë. Kalaja ka një trajtë trekëndore me dy kulla vrojtuese.
– Në hyrje të kullës shihen materiale, gurë, vegla pune, armë lufte dhe enë nga mesjeta. Bëhet fjalë për një koleksion gjetjesh të cilat kanë mundur t‘i rezistojnë kohës dhe sot mund të vizitohen nga afër.